Francesco Totti ka folur për kohën kur ishte futbollist me skuadrën e Romës. Ish-kapiteni i kryeqytetasve ka theksuar momentin kur ka goditur Mario Balotelin, në kohën kur ky i fundit luante me fanelën zikaltër. Për “La Repubblica”, ai është shprehur:
“Milan më donte mua kur isha 12 vjeç? Në këtë rast, ‘jo’-ja erdhi nga familja e ime, sidomos nga nëna.
Ajo është e modës së vjetër: e ashpër, e vendosur. Babai imë punonte natën, kështu që ishte ajo e cila gjithmonë ishte pas meje. Ajo me donte për veten e saj.
Goditja e ime në Balotellin? Ai ishte provokativ për disa vite. Ai më sulmonte mua dhe tifozët e Romës. Ishte një gjë e ndërtuar për disa vite e cila pastaj shpërtheu. Ishte një faull i tmerrshëm, vetëm për ta dëmtuar atë. Por pastaj, çuditërisht, lojtarët e Interit nuk u kapën më mua”, ka përfunduar Baloteli.