Tashmë jemi në fundin e sezonit dhe jo vetëm skuadrat po bëjnë planet e tyre për merkaton e verës, por në të njëjtën kohë edhe vet lojtarët janë ata, të cilët vendosin objektivat për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu edhe Javier Pastore në një intervistë të dhënë për Premium Sport duket se nuk është i kënaqur në Paris dhe është në kërkim të një tjetër aventure.
“Çfarë do të bëj për vitin tjetër? Nuk e di akoma, shpresoj të jem gjithmonë në formën timë më të mirë, dhe për sezonin e ardhshëm do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh mesfushori. Për argjentinasin në merkaton e janarit ishte e interesuar skuadra e Interit, ndërsa mbetet për t’u parë merkatoja e verës.