Simone Zaza duket se ka “rilindur” këtë sezon te ekipi i Valencias. Sulmuesi italian deri në këto momënte të kampionatit ka realizuar 8 gola, ku para tij qëndron vetëm Leo Messi. Me golin e mbrëmshëm kundër Sevillas, ish-sulmuesi i Juventus dhe West Ham ka barazuar një rekord historik te ekipi i Valencias.
Zaza është bërë lojtari i parë i huaj që realizon në 5 ndeshje rradhazi në kampionat. I fundit që e kishte bërë këtë gjë kishte qenë legjenda argjentinase Mario Kempes, në vitin e largët 1977. Kështu Zaza rreshtohet mes një prej emrave më legjendarë të viteve 70-80 dhe ndoshta mund ta kalojë javën që vjen rekordin e ish-kampionit të botës në 1978.