Skuadra e Apolonisë shumë shpejtë do të nisë nga puna për sezonin e ri futbollistik 2018-2019-të. Në një njoftim në rrjetet soclaie, fierakët informojnë se në datën 10 korrik do të fillojnë përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Marjol Miho.
Në dispozicion të teknikut do të jenë të gjithë lojtarët, por do të ketë edhe prej tyre që dëshirojnë të bëjnë një provë. duke iu bashkuar projektit të Apolonisë.
“Fillojmë!
Më 10 korrik ne nisim rrugëtimin tonë për qëllimet që tashmë janë të vendosura.
Së bashku me stafin dhe lojtarët do të dalim në fushën e stërvitjes të martën në orën 18:00.
Trajneri Marjol Miho dhe ndihmësit e tij do të kenë në dispozicion të gjithë lojtarët që kanë firmosur kontratën, ndërsa do të provohen edhe lojtarë që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e projektit tonë”, shkruhet në faqen e Apolonisë.