Pritej të mbante peshën e mesfushës te Real Madrid, por Luka Modriç nuk është në formën e tij më të mirë. Mesfushori kroat i madrilenëve ka folur për mediet spanjolle teksa ka treguar që është mjaft e vështirë të mbahet i njëjti ritëm si në Kupën e Botës. 33-vjeçari është shprehur:
“Është logjike që pas Kupës së Botës nuk mund të vazhdosh me të njëjtin ritëm, pasi janë shumë minuta në këmbë dhe ndeshje shumë të ngjeshura.
Gjithçka shkoi mjaft mirë gjatë Kupës së Botës dhe të gjithë ishim në një nivel shumë të lartë. Që nga atëherë ka qenë e vështirë të mbajmë të njëjtin ritëm“, ka deklaruar ndër të tjera “regjisori” i mesfushës së madrilenëve.