E ardhmja e Luka Modriç vazhdon të jetë e paqartë, me kroatin që kërkohet me ngulm nga Inter. Nga ana tjetër Real Madrid po mundohet të mos privohet nga mesfushori kroat, duke e konsideruar atë ende një shtyllë shumë të rëndësishme për ekipin.
Ndërkohë së fundmi bëhet e ditur se lojtari dhe drejtuesit madrilen do të takohen sërish ditën e hënë për të përcaktuar nëse nënkampioni i botës do të vijojë të qëndrojë te Real apo do të largohet drejt Milanos. Tifozët e Inter do të duhet të presin kështu edhe disa ditë, për të mësuar nëse do ta shohin Modriç me fanelën zikaltër sezonin e ardhshëm apo jo.