U mendua se supersfida e javës së 31-të të Superligës mes Skënderbeut dhe Kukësit do luhej ditën e premte, por një gjë e tillë nuk do ndodhë. Ndeshja do luhet ditën e dielë me një vendim të FSHF që ka vendosur për shtyrjen e saj. Kjo pasi të enjten mesfushorët e korçarëve, Sabien Lilaj dhe Bakary Nimaga do jenë në Nyon .
Dy lojtarët do dëshmojnë në lidhje me dënimin e Skënderbeut për përfshirjen e tyre në baste të paligjshme. Kjo bën që ndeshja të luhet ditën e dielë pasi ekipi korçar ditën e enjte do jetë në seancë gjyqësore.