Sulmuesi i Melbourne Victory, shqiptar Besart Berisha së fundmi ka marrë lajmin e mirë nga shteti australian. Ai është njoftuar se do të bëhet shtetas i Australisë më 26 janar të vitit të ardhshëm, pikërisht për festën “Dita e Australisë”. Këtë lajm e kanë shpërndarë mediat e kontinentit të largët, atje ku shqiptari aktivizohet prej vitesh me ekipet vendase duke fituar disa trofe dhe ku është shpallur disa herë golashënuesi më i mirë.
31-vjeçari, i cili më parë është aktivizuar me Brisbane Roar ka palikuar për pasaportë australiane, ndërsa pajisja me këtë dokument të rëndësishëm do t’i japë hapësirë skuadrës së Melbourne Victory që në merkaton e radhës të afrojë një lojtar të huaj.