Është mbyllur në barazim pa gola derbi i Madridit mes Real dhe Atletiko. Sfida e luajtur në “Santiago Bernabeu” ishte mjaft e luftuar me të dy skuadrat që kërkuan fitoren.
“Los blancos” u treguan më kërkues, sidomos në pjesën e dytë por pa arritur dot të gjejë rrugën e rrjetës. Nga ana tjetër “los colchoneros” ishin mjaft kompakt duke neutralizuar çdo sulm të kundërshtarit. Në këtë mënyrë Real vijon serinë e ndeshjeve pa fitore, ndërkohë që Atletiko afrohet tashmë bindshëm me kreun në La Liga.