Sonte luhen ndeshjet e fundit për në fazën e grupeve të Champions League. Të gjitha skuadrat thuajse tashmë e kanë kryer punën e tyre me kualifikimin, megjithëse çështja mbetet për vendin e parë apo të dytë.
Shorti do të hidhet ditën e hënë dhe kampionët e Europës mund të përballen me të vërtetë me skuadra shumë të forta. Manchester United, Tottenham, Schalke, Juventus, Manchester City, Lyon, Shakhtar Donetsk dhe Ajax, janë skuadrat që mund të përballet Real Madrid.