Ivan Balliu është një shqiptar që është stërvitur me Messin, Iniestën dhe Xavin. Ai është 24-vjeç dhe në një prononcim për transfermarkt ka treguar që dëshiron të luajë me Shqipërinë.
“Dua të luaj në Botëror dhe dua të fitoj, sigurisht me Shqipërinë. Është një ëndërr për mua të përfaqësoj Shqipërinë. Agjenti im është në kontakt me FSHF-në dhe po mundohen të gjejnë një zgjidhje. Mendoj që kualitetin tim e kam konfirmuar. Unë nuk e di historinë e plotë të familjes. Di vetëm që paraardhësit e mi erdhën nga Shqipëria në Spanjë”, ka përfunduar Ivan Balliu, që luan si mbrojtës krahu me Metz në Francë.