Besart Ibraimi ka folur disa ditë para ndeshjes me Shqipërinë. Sulmuesi shqiptar i Maqedonisë është i vetëdijshëm për vështirësinë e takimit që do të luajë në datën 5 shtator në “Loro Boriçi”. Megjithatë sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës kërkon që të marrë pikë në sfidën e së hënës.
“Ky është një fillim i ri, me energji dhe sfida të reja. Ne duhet të respektojmë taktikën e trajnerit për të arritur një rezultat pozitiv. Unë shpresoj se do të kemi sukses, edhe pse e dimë që ndaj Shqipërisë do të jetë një takim shumë i fortë”, ka deklaruar ai.
“Shpresoj që do të ndihmoj ekipin në këto kualifikime për rezultate të mira. Atmosfera është pozitive dhe uroj që të marrim pikë ndaj Shqipërisë”, përfundoi sulmuesi i Shkëndijës.
Ky takim do të luhet të hënën, në datën 5 shtator në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadër të eliminatoreve të botërorit “Rusi 2018”.