Shkodran Mustafi është një nga blerjet më të mëdha të skuadrës së Arsenalit. 26 vjeçari mbërriti në “Emirates Stadium” si një përforcim shumë i fortë nga Arsene Wenger, por prapavija e “topëinjve” vazhdon të pësojë gola.
Mbrojtësi nga Gostivari nuk po justifikon shifrën e 40 milionë eurove të paguara tek skuadra e Valencias.
Skuadrat italiane po e “monitorojnë” situatën dhe janë gati për të përfituar. “Tuttomercatoweb” zbulon se Inter dhe Milan janë të interesuara për shërbimet e lojtarit dhe mendohet se oferta në drejtim të Arsenalit mund të jetë deri në 20 milionë euro. /NEWSPORT.AL/