Ermir Lenjani dhe Bujar Lika nuk e kanë nisur ashtu siç e kishin menduar këtë sezon. Mbrojtësi dhe mesfushori i Kombëtares kuqezi kanë provuar “shijen” e humbjes në kampionatin zviceran ku ata aktivizohen.
Sioni, ekipi ku bën pjesë Lenjani ka humbur me rezultatin 2-1 përballë Luganos. Nga ana tjetër, skuadra e Likës, Grasshopers është mundur me rezultatin 2-0 nga Jang Bojz, të cilët duhet theksuar janë kampionët në fuqi.
Edhe pse pritshmëritë ishin shumë të mëdha, shqiptarët nuk kanë mundur të lënë gjurmë ditën e sotme duke dalë nga fusha e blertë pas anjë pikë.