Ditën e sotme në Tiranë është hedhur shorti për Kampionatin Europian të volejbollit për vajza të moshës U-19-të.
“Federata Europiane e Volejbollit” (FEV) njofton se ky event do të organizohet në muajin Shtator në Tiranë, do pjesëmarrëse do të jetë Kombëtarja kuqezi të kësaj grupmoshe.
Gjithsej janë 8 ekipe të ndarë në dy grupe. Shqipëria renditet në grup me Poloninë, Italinë, dhe Bullgarinë. Grupi tjetër përbëhet nga Turqia, Rusia, Serbia dhe Franca.
Kompeticionin e fundit të zhvilluar në vitin 2016-të në Sllovaki dhe në Hungari, Rusia fitoi medaljen e artë për moshat U-19 . Ndërsa përsa i përket Serbisë dhe Turqisë fituan respektivisht medaljen e argjentë dhe të bronztë.