Kombëtarja e volejbollit të femrave është mposhtur dhe në takimin e fundit eliminator të kampionatit Europian nga Kroacia. Vajzat kuqezi janë mposhtur me sete 3-0 (25-15, 25-8, 25-14).
Takimi u luajt në pallatin e sportit “Feti Borova” në Tiranë. Kjo ishte humbja e gjashtë në gjashtë takime duke regjistruar një nga performancat më të dobëta në historinë e saj.
“Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra është mundur sot pasdite 3-0 nga Kroacia (25-15, 25-8, 25-14), në ndeshjen e fundit eliminatore të Kampionatit Europian, Grupi B, takim i luajtur në sallën e lojërave ‘Feti Borova’ në Tiranë.
Shqiperia i mbylli keto eliminatore ne vendin e fundit, duke i humbur te 6 takimet, nje ekip qe eshte ende ne periudhe ristrukturimi, me mjaft vajza te reja qe po luajne dhe punojne fort per te perfaqesuar denjesisht ngjyrat kuqezi ne te ardhmen.”
Postimi i FSHV-së