Eksperienca e Shqipërisë në Euro 2016 u ka shërbyer kuqezinjve për të ngjitur 5 pozicione në renditjet e FIFA-s për muajin korrik. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gianni De Biasi janë pozicionuar të 37-t në listën e FIFA-s, duke rikupuerar pesë vende nga renditja e një muaji më parë.
Vetëm fitorja me Rumaninë e ka ndihmuar Shqipërinë që të ngjisë disa shkallë në renditje, pasi në takimi miqësor me Ukrainën dhe zyrtarët me Francën dhe Zvicrën janë llogaritur me zero pikë pasi kanë humbur.
Në këtë listë është përfshirë dhe Kosovare, e cila është pozicionuar në vendin e 190 nga 210 vende pjesëmarrëse në këtë renditje. Kjo është hera e parë që Kosova merr pjesë në renditjen zyrtare të FIFA-s.