Ditën e sotme është prezantuar trajneri i ri i Kombëtares, italiani Edy Reja. Në fjalimin e tij Reja u shpreh:
Kombëtarja? “E kam parë Shqipërinë ndeshjen e kaluar që kishte një rendimet të ndryshëm nga hera e parë sepse kualitet janë përsa i përket Iglit kur e mori vesh që isha kandidat i Shqipërisë më mori në cel dhe më tha ” Mister Çfare bën në shtepi nisur menjëherë për Shqipëri. Madje dhe Strakosha ka ardhu te Lacio në kohën kur unë isha trajner dhe erdhi në provë dhe pashë një që kishte aftësi të mira.
Duhet të ketë mënyrën logjikën e saj në sensin të ketë mentalitetin e tyre, një skuadër agresive dhe në këtë mnyrë duhet të punojmë pasi kjo është filozofia ime, por varet nga grupi, çfare stimujsh kanë dhe kjo duhet të jetë në kokën e lojtarëve dhe duhet t’i them çfarë nuk shkonë pasi në kombëtare nuk punon çdo ditë. Më jepni kohë të njoh skuadrën dhe pastaj mund t’iu them.
Përsa i përketë anës financiare nuk është e rëndësishme për mua pasi kam nisur të luajë futboll që në moshën 17 vjeçare dhe për mua plani financiar kalon në planë të dytë e rëndësishme është të bëjmë gjera pozitive.
Kontrata? Kontrata afatshkuatër është sepse duhet të shikojmë nëse gjërat funksionojmë do të vazhdojmë unë në këtë mënyrë kam punuar me të gjitha skuadrat. Kryesorja për ne është të arrijmë objektivin së bashku dhe të marrim rezultate pozitive. Të paktën unë e mendoj në këtë mënyrë”.
“De Biasi? Është historia e fundit e tij kemi patur gjithmon një raport të mirë me të dhe bisedimet me të dhe Panuçin do të jenë të ndryshme. Kam folur më të rreth të kaluarës së tij dhe më ka treguar çfrarë ka kaluar këtu. Por ne jemi fokusur te rezultatet dhe ai i arriti dhe për këtë mëriton duartrokitje. Kishte një raport të mirë me lojtarët gjithashtu dhe Tramaxani që ka qenë lojtari im.
Gjimshiti? Edhe Gjimshiti ka ardhur te Atalanta në kohën kur isha unë dhe ai nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike shpresoj që të jetë në kohën kur të jenë ndeshjet e radhës në Kombëtare.
Shqipëria është e bukur ka det dhe ne trajnerët kemi nevoj për një vend të tillë dhe një vend i bukur si Durrësi i cili është dhe afër me FSHF-në. Kam nevojë të njoh më shumë skuadrën mënyrën se si funksionojnë gjerat këtu. Unë mendoj se Shqipëria do t’i marrë ndeshjet me radhë pasi në futboll nuk egzistojnë rezutlatet fikse dhe besoj se kjo skuadër mund të bëjë mirë.
Disiplina? Disiplina është kryesore dhe të gjithë lojtarët janë kryesor dhe unë kam stërvitur shumë skuadra me kualitet të mira, por çdo lojtar duhet të respektoj orarin e vendosur dhe të niset një ora para për të mbërritur. Do të vëzhgojmë të gjithë lojtarë nga Shqipëria dhe në Europë. Vetëm do e gjibisja Strakoshën në rast se do të humbiste avionin.
Trajnerët? Trajnerët italianë janë të mirë pasi ka një kulturë të vjetër që kemi ne si italian dhe nuk mund të themi që ne jemi të dështuar. Në kohën kur Italia kishte leke pasi unë i quaj vitamina kishte shumë lojtarë të mëdhenj që luanin. Mjafton të shikosh trajneri si Ançelotti, Sarri, Capelo se çfarë kanë bërë në futboll.
Rasti Lenjani? Ai duhet të shikojë kombëtaren dhe jo trajnerin. Duhet të në shërbim të kombëtares dhe është një lojtar që ka shënuar shumë gola këtë sezon, është një lojtar më shumë sulmues se sa mbrojtës. Por duhet të vlerësoj të gjihtë lojtarët në çfarë forme janë e pastaj të thërras.
Unë i kam zgjedhur bashkëpunorët që do të punojmë me mua dhe javën e ardhshme do ta bëjmë zyrtare.. Do të ketë përgatis atletikë dhe zv. tim”.