Tashmë Jasir Asani është pjesë e kombëtares shqiptare U-21. Lajmin e bën me dije vetë 21-vjeccari me anë të një postimi në profilin e tij në facebook.
Ai do të debutojë me fanellën kuqezi me 2 shtator kundër Greqisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian. Shqiptari nga Maqedonia po shkëlqen me Vardarin e Shkupit dhe tashmë ai është ftuar për të qenë pjesë e kuqezinjve të Redi Jupit.
Vetë ai shprehet i lumtur me këtë ftesë të FSHF-së, ku shkruan: “Rruga drejt Kombëtares A të Shqipërisë sapo ka filluar, më në fund ëndrra ime u bë realitet, sapo më erdhi konfirmimi nga FSHF-ja se jam i ftuar për ndeshjen Greqi vs Shqipëri U21! FALEMINDERIT ZOT ☝ALB”.