Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj ka dalë në konferencën për shtyp për sfidën e nesërme me Skocinë. Futbollisti i Arisit të Selanikut,. i cili u bashkua në momentet e fundit me Kombëtaren, deklaroi se pavarësisht statistikave dhe problemeve në ndeshjet e fundit, skuadra e dëshiron fitoren.
“I kemi folur dhe më herët për vlerat e kapitenit. Me 40 mijë, 50 mijë tifozë ështëe vështirë kur pëson nga goditjet standarte. Duhet të jemi 11 ushtarë në fushë. Nuk ka rëndësi Mavraj apo Ramos nëse janë në mbrojtje. Varet nga situata. Kemi një dëshirë dhe qëllim të mbrojmë portë.
Nuk ke garanci asnjëherë. Për të mbrojtur portën tonë duhet të bëjmë maksimumin. Duhet me shumë dëshirë dhe shumë vullnet të sulmojmë. Duhet të mundohemi të gjithë.
Po të mos kishim besuar nuk do të kishim hyrë fare”, u shpreh Mavraj për mediat.