Skuadra kombëtare e peshëngritjes së Shqipërisë është kthyer sot në mbrëmje në atdhe. Stafi zbriti në aeroportin e “Rinasit”, ku është pritur nga qindra njerëz, të cilët i uruan për suksesin e arritur. Shqipëria në kampionatin europian të peshëngritjes siguroi 5 medalje: 1 ari, 2 argjendi 2 bronxi. Briken Calja rezultoi më i suksesshmi teksa mori 3 medalje (1 ari dhe 2 argjendi), Erkand Qerimaj 1 medalje bronxi dhe Krenar Shoraj një medale bronxi. I vetmi që zhgënjeu nga skuadra jonë ishte Daniel Godelli, i cili pavarësisht pritshmërive të mëdha nuk fitoi asnjë medalje.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.