Kompeticioni i Ligës së Kombeve nuk është një aktivitet vetëm sportiv. 55 përfaqësueset që marrin pjesë në garën më të re të futbollit europian do të përfitojnë miliona euro nga ecuria e tyre.
Për Shqipërinë, e cila ndodhet në Ligën C ka përfituar vetëm nga pjesëmarrja në këtë aktivitet 1.125 milionë €. Në rast se kuqezinjtë kryesojnë grupin 1 të kësaj lige, dyfishon të ardhurat në 2.250 milionë €.
Fituesja e garës që do të dalë nga ballafaqimi i katër ligave (A,B,C dhe D) do të fitojë shumë 10.5 milionë €.