Faza europiane nuk qenë fatlume për skuadrat e kampionatit shqiptar. Pas eliminimit të Partizanit dhe Laccit ka mbetur vetëm Kukësi në garë nga kampionati shqiptar në elitën e futbollit europian. Por rezultatet e arritura këtë periudhë ka nxjerrë një panoramë zhgënjyese të futbollit të Shqipërisë.
Paraqitja e Partizanit, Laccit dhe Kukësit ka bërë që Shqipëria të pësojë rënie në renditjen e shteteve për sa i takon koeficientëve në arenën europiane. Nga sezoni i kaluar deri më tani zbritja është e frikshme nga koeficienti 2.625 në 0.750 që i ka kushtuar Shqipërisë zbritjen me 3 pozicione nga vendi i 37-të në të 34-in. Vendi jonë parakalohet nga nga Irlanda, Finlanda dhe Maqedonia, kjo e fundit vendoset në vendin e Shqipërisë falë paraqitjeve të Shkëndijes.
Ndërkohë Kosova me vetëm dy skuadra përfaqësuese në Champions dhe Europa League ka koeficient më të madh se Shqipëria duke arritur në vlerën 2.500.
Kjo tregon se futbolli brenda vendit tonë ka ende nevojë për investime dhe organizim më të mirë në merkato dhe menaxhim për të arritur rezultate bindëse. në arenën e futbollit europian.