Shqipëria luajti para 3 javësh me Norvegjinë, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të nordikëve. Ajo humbje trazoi disi ambientin kuqezi, megjithatë ishte trajneri Christian Panucci që dha garanci për të ardhmen. Sot, tekniku italian i kombëtares sonë feston datëlindjen e 45-të.
Në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte edhe urimi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Kreu i FSHF-së uron italianin përmes një postimi në Instagram ku shkruan: “Gëzuar ditëlindjen mister”.