Vetëm një fitore arritën të merrnin kuqezinjtë në Euro 2016 në Francë, teksa iu gëzuan golit të vetëm të Armando Sadikut, i cili pati vlerën e tre pikëve kundër Rumanisë, por që nuk mjaftoi për të kaluar më tej. Megjithatë, në bilancet e deritanishme skuadra kuqezi renditet e treta nga fundi përsa iu përket golave të shënuar, duke u barazuar me Austrinë dhe Suedinë.
Franca është përfaqësuesja me më shumë gola, ku ka realizuar 11 rrjeta duke llogaritur fitoren e fundit 5-2 ndaj Islandës. Golashënuesi më i mirë i Francës është Griezman. Ndërsa poshtë “Gjelave” vijnë Belgjika, Uellsi, Islanda dhe Gjermania. Sa i përket skuadrës më të dobët, është Ukraina që u largua me zero pikë dhe zero gola nga ky edicion.