Ditën e nesërme Shqipëria dhe Kosova do të përballen në një ndeshje vëllazërore midis tyre. Trajneri Christian Panuçi ka piketuar një formacion ku do të ketë ndryshime, pasi në skuadër ka emra të rinj siç është Kristal Abazaj, apo Emanuele Ndoj.
Në fakt duhet përmendur se Kombëtarja ka fituar një “bomber”. Bëhet fjalë për sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili me shumë mundësi do e nisë ndeshjen nga minuata e parë. 27 vjeçari aktivizohet tek skuadra e Osmanlisporit në kampionatin turk dhe gjysmën e dytë të këtij sezoni shtatlarti ka arritur të shënojë 8 gola.
Ky është një sinjal shumë i mirë për kavajasin , por në të njëjtën kohë edhe për trajneri Panuçi, pasi merr më shumë besim të plotësuar fazën sulmuese.