Dita e premte rezervon ndeshjen e parë të Shqipërisë në eliminatoret e Europianit 2020. Kuqezinjtë do të presin në “Loro Boriçi” Turqinë, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e fortë. Shumë tifozë turq parashikohen të jenë në stadium, duke qenë se në Shqipëri jeton një komunitet i madh i tyre.
Me interes pritet ky takim edhe tek tifozët shqiptarë, të cilët duan të shikojnë përparimin e skuadrës së drejtuar nga Christian Panucci. Ndërkohë, janë publikuar edhe lista e sendeve që nuk do të lejohen të futen në ambientet e stadiumit të shkodrës.
Sendet që nuk lejohen
Banderola të pa miratuara nga Federata.
Sende të forta dhe shishet e qelqit.
Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
Çadra dhe çakmakë.
Lazër.
Vuvuzela, bori apo bilbila.
Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.
Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit. Dyert do të hapen në orën 18:00!
Kujtojmë që ky duel është programuar për tu luajtur në orën 20:45.