Pas gjetjes së trupi të pajetë të futbollsitit Emiliano Sala, motra e tij ka shprehur trishtimin e madh për humbjen e të vëllait.
“Shpirti yt do të ndriçojë në shpirtin tim përgjithmonë, duke më ndriçuar për aq sa ekzistoj. Të dua, tito”, shkruan Romina në llogarinë e saj në Instagram.
Aeroplani ‘Piper Malibu’ me të cilin udhëtonte futbollisti, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, teksa po udhëtonte nga Nanta për në Kardif.
Nga kërkimet u gjet dhe u nxorr trupi i Emiliano Sala.
Pas këtij lajmi, në rrjetet sociale janë publikuar mesazhe të shumta pikëllimi dhe ngushëllimi nga shume personalitete të botës së futbollit.