Shpëtim Duro ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit te Flamurtari. Në një prononcim pas përfundimit të takimit ndaj Skënderbeut që mbaroi me rezultatin 2-0, Duro ka shpjeguar dhe arsyet se pse ka marrë këtë vendim.
“Mendoj se problemi qëndron te lojtarët. Nga ajo që kam parë në fushë kam kuptuar se nuk mora lojtarët që më duheshin dhe nuk rezultuan të ishin ata të cilët prisja të ishin. Edhe pse unë po largohem, jam i sigurt që Flamurtari mund të marrë pjesë në Kupat e Europës. Në dy fazat e para ishin arbitrat që ndikuan, në fazën e tretë na penaziluan dëmtimet dhe arsyeja e tretë ka të të bëjë me faktin që ne nuk kemi bërë aq sa duhet. Vendimi për largimin tim nga posti i Flamurtarit ndoshta nuk do t’i pëlqejë Sinan Idrizit, por besoj se është momenti që duhet të ketë ndryshime ndaj kam marrë dhe këtë vendim”, ka thënë Duro në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.