Ndeshja e javës së parë të kampionatit mes Skëbnderbeut dhe Partizanit “u luajt” dhe në stadium, ku tifizëritë u përleshën me njëra-tjetrën dhe kjo solli menjëherë ndërhyrjen e policisë, që duhet thënë se e qetësoi gjendjen, sepse në rast të kundërt pasojtat do të ishin shumë të mëdha. Gazetari Ervin Baku në një postim në rrjetet sociale i ka bërë thirrje FSHF-së që të kthejë menjëherë policinë në stadium, sepse pa prezencën e tyre mund të bëhet batërdia.
“Po flas si dëshmitar okular. Ja si e pashë unë ngjarjen e rëndë në ndeshjen Skënderbeu – Partizani
FSHF, KTHE URGJENT POLICINË!
30 STJUARDË NUK MUND KURRËSESI TË ZËVENDËSOJNË 1200 POLICË…
Stadiume pa policë brenda. Shumë shumë e bukur për të qenë e vërtetë! Eksperimenti dështoi që me herën e parë. Dje në Korçë. Ne sillemi sikur jetojmë Suedi. Me diletantizëm total. A jeni në terezi apo jo? Si mund të përballohen 5000 tifozë me 30 stjuardë??? Mos jeni çmendur gjë? Si mund të zëvendësohen 1200 policë me 30 stjuardë??? A jeni mirë apo ju ka zene vapa? Dje në Korçë pati krisma. Përpara se të ketë Sulo, ktheni urgjentisht policinë brenda në stadiume. Herë mirë, herë keq, ashtu-ashtu, prezenca e policisë është e domosdoshme. Është jetike. Dje në Korçë, tifozëritë u përleshën në fushë. Nuk ka rëndësi se kush filloi i pari. Fare. Rëndësi ka të konstatosh faktin se pa ndërhyrjen e policisë dje do ishte bere batërdia. Përpara se të bëhet batërdia dhe të ketë të vrarë, ktheni urgjentisht policinë brenda në stadiume. Dhe bëni një gjë, gjënë më kryesore: urdhëroni që çdo stadium të pajiset me kamera. Ne në rast të kundërt, nuk liçensohet. Frika ruan vreshtin! Të denohen vetëm keqbërësit e vërtetë dhe stadiumet mos boshatisen kurrë. Se futbolli nuk shijohet pa tifozë”, shkruan Baku.