Shpërthejnë tifozët e Tomorit. Përmes faqes më aktive të tifozëve beratas në Facebook “FK Tomori Berat”, sportdashësit e Tomorit tregojnë një episod të pakëndshëm që sipas tyre ka ndodhur në sfidën e luajtur dje kundër Lushnjes.
Sipas tyre, në momentin që lushnjarët shënuan golin e avantazhit, trajneri i Tomorit, Stojku qeshi dhe u gëzua, ndërsa e akuzojnë se ka bërë edhe gjeste të turpshme duke iu treguar gjenitalet tifozëve.
Tifozët e Tomorit janë shprehur shumë të revoltuar pas këtij episodi, ndërsa skuadra beratase humbi 1-0 ndaj Lushnjes në sfidën e parë të fazës së tretë të Kategorisë së Parë.
Ndërkohë që në këtë postim mësohet se pas kësaj disfate, të gjithë lojtarët beratas të ekipit të Tomorit janë pezulluar nga skuadra.