Trajneri i njohur Hasan Lika ka reague në lidhje me paraqitjen katastrofike të Luftëtarit në ndeshjen e djeshme ndaj Ventspils. Ish-tekniku i gjirokastritëve në sezonin e fundit nuk mori përsipër të fajësonte askënd për shpartallimin e Luftëtarit nga skuadra letoneze, por justifikoi faktin se mungesa e përvojës në nivele të tilla futbollistike nuk i jep mundësi një ekipi të arrijë sa më shpejt drejt rezultateve pozitive. Por pranon se ndryshimet në mbrojtje janë shkaktarët kryesorë në pësimin e 5 golave brenda 45 minutave pasi nuk kishte arsye që të transformohej pikat ku ekipi nuk kishte boshllëqe.
Nga ana tjetër historia e detyrimeve financiare të klubit ndaj Likës vazhdon dhe mësohet se palë do të përballe në gjyq për të zgjidhur përfundimisht ccështjen e larjes së borxheve ndaj teknikut të njohur të futbollit shqiptar.