Tifo-grupi “Dardanët” që njihet si mbështetësi i përfaqësueses së Kosovës, në sfidën e fundit kundër Islandës shpalosi një banderolë ku shkruhej: “Kosovo is Kosovo”.
Një banderolë që nuk u pranua nga pjesa më e madhe e shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës, duke i qëndruar besnikë idesë se “Kosova është Shqipëri”.
Pas reagimeve të shumta në media dhe në rrjetet sociale, tifo-grupi “Dardanët” ka dalë së fundmi me një deklaratë për shtyp teksa sqarojnë gjithë situatën.
DEKLARATA- “Më 15 shtator 2016 është formuar kryesia e tifo-grupit “Dardanët” nga përfaqsues të qyteteve si Prishtina , Mitrovica , Gjilani , Podujeva , Skënderaji , Peja , Ferizaji , Drenasi .
Andaj në të gjitha qytetet e Kosovës e gjithashtu në Evropë kemi përfqsues që marrim vendime për idetë e koreografit që së fundmi disa tifo-grupeve nga Kosova ju paskan penguar.
Rreth koreografise që në media bëri bujë kaq të madhe , ne e qartsuam idenë rreth saj kush dëshiron ta kuptoj mirë , e kush jo ka për qëllim vetëm përqarje mes popujve.
Kryesinë e tifo-grupit “Dardanët” e përbëjnë persona të caktuar në qytete , që janë tifozë , persona familjar , persona me ndikim , që i’a dojnë të mirën vendit , gjithashtu jo tifozë huligan .
Andaj dëshirojmë t’qartosjmë që tifogrupe brenda Dardanëve nuk ka. Në gjdo ndeshje ne përfaqsohemi si “Dardanët” e jo si Skifterë ose Intelektual që paskan treguar largimin nga tifo-grupi Dardanët . Ne do ti qëndrojmë gjdo herë mbrapa Kosovës , dhe do të përkahim gjithë jetën ,sepse sukseset do vijnë shpejt. Për fat të keq gjysma e ktij vendi vetëm në suksese ofron përkrahje .
Kosova është shtet i pavarur nga viti 2008 , ka institucionet e saj , ka kufijtë e saj , ka një himn , ka një flamur , që ne deshtëm apo jo duhet ti respektojmë. Me respekt, Kryesia e Dardanëve”, shkruhet në reagimin e tifo-grupit “Dardanët”.