Në këto momente po luhet ndeshja mes Aekut dhe Ajaxit, e vlefshme për javën e 5-të të Champions League. Në tribuna nuk ka munguar edhe përplasja mes tifozërive.
Sikurse raportojnë mediat e huaja, gjithçka ka nisur për faktin se tifozët e Ajaxit janë ndjekës të Panathinaikosit dhe kjo ka ndezur ‘zjarrin’ në shkallët e stadiumit. Me këto trazira, skuadra greke mund të rrezikojë ndonjë dënim nga UEFA. Të presim se çfarë do të ndodhë në vazhdim.