Mat Humels nuk do të luajë kundër Real Madridit të mërkurën për çerekfinalen e parë të Champions League në “Allianz Arena”.
Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut ka pësuar një dëmtim në seancën e djeshme stërvitore duke lënë përgatitjet përgjysmë.
Një lajm shokues për bavarezët, ndërsa sot është konfirmuar mungesa e sigurt e Humelsit kundër Realit.
Vendin e tij do ta zërë Zherom Boateng, i cili do të formojë dyshen qendrës së mbrojtjes së Bajernit së bashku me Havi Martinez.