Ekipi i Laçit, ka bërë një goditje shumë të mirë në merkaton e janarit, duke marrë në huazim futbollistin 19-vjeçar, Enis Çokaj, që luan me Lokomotivën së Zagrebit.
Çokaj, në Kroaci ka qenë në të njëtën ekip ku luan dhe Myrto Uzuni. Për tu kujtuar është fakti që Besnik Prenga, ishte ai që ka bërë të mundur kalimin e koplikasit te skuadra e Zagrebit. Në verë, bardhezinjtë afruan një tjetër lojtar. Mbetet për tu parë nëse lojtari do të arrijë të përshtatet dhe të ndihmojë ekipin kurbinas për të kapur kupat e Europës.