Shkupi është ekipi tjetër shqiptar që do të luajë në Europa LEAGUE sonte. Skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani përballet sonte me gjigandët europiane të Glasgoë Rangers në fushën e tyre në “Ibrox”.
Tekniku ka deklaruar se lojtarët e tij do të japin më të mirën në fushë pavarësisht se luajnë me një ekip të fuqishëm. Nga ana tjetër ai ka folur dhe për formacionin zyrtar që do të hedhë sonte në fushë kundër skocezëve për të cilin i ka mbetur disa detaje të vogla. Ai ka mbetur i kënaqur dhe nga kushtet e stadiumit që janë fantastike. Synimi mbete marrja e një rezultati të kënaqshëm për të qenë në shanse për kualifikim në shtëpi.