Pas përfundimit të ndeshje së parën Skoci me Glasgow Rangers, nga ekipi shqiptar është larguar njëri prej lojtarëve. Portieri Burhan Mustafa nuk do të jetë më pjesë e Shkupit, por e ekipit të Borecit që konkuron në rangun e dytë të futbollit maqedonas.
27-vjeçari ka firmosur për një vit me ekipin maqedonas. Ai i bashkohet projektit për ta ngjitur skuadrën në nivelin e parë të futbollit maqedonas. Mustafa ka luajtur për shumë ekipe në kampionatin maqedonas dhe është një emër i njohur.