Ekipi i Shkupit në ligën e parë të Maqedonisë ka arritur një fitore shumë të rëndësishme kundër Renovës këtë javë. Ka qenë një derbi shqiptar ai i cili ka parë fitues ekipin nga kryeqyteti. Ndeshja e vlefshme për javën e 16-të përfundoi me rezultatin 4-1.
Golat e takimit u shënuan nga Mbella, Jasharovski i cili realizoi një dopietë dhe Adem. Për Renovën ka shkurtuarr përkohësisht Jusufi.
Falë kësaj fitore FC Shkupi tashmë ka parakaluar në renditjen e tabelës Renovën, skuadër kjo e cila me 17 pikë renditet në pozitën e 7-të, ndërkohë skuadra e trajnerit Ardian Nuhiu, tashmë me 18 pikë mban vendin e 6-të.