Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit ka marrë një nismë për të promovuar sportin në të gjitha shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit. Ditën e djeshme janë luajtur ndeshjet e para të kampionatit të organizuar për meshkuj dhe femra. Atmosfera elektrizuese dhe emocionet kanë qenë të pranishme në këto sfida amatore.
Ndërkohë, ky event nuk do të ndalet këtu. Ndeshje të tjera do të pasojnë këtë kampionat të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kjo nuk është hera e parë që kryebashkiaku Veliaj në bashkëpunim me federatat e sporteve në vend organizojnë turne të ndryshme. Ndërkohë më poshtë njihuni me kalendarin e ndeshjeve të volejbollit për shkollat 9-vjeçare të Tiranës.