Ekipet e moshave të Vllaznisë U-17 dhe U-19 kanë arritur të triumfojnë përballë skuadrave të Laçit. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ekipi shkodran bën me dije që skuadra U-17 ka arritur të fitojë me rezultatin 3-0, ndërsa ekipi U-19 me rezultatin 1-0.
“Java e tretë e kampionateve kombëtare të moshave, ka qenë sërish e suksesshme për ekipet e Akademisë Vllaznisë. Si ekipi U-17 ashtu edhe ai U-19, kanë arritur të fitojnë ndaj ekipeve respektive të Laçit në ndeshjet e luajtura sot në “Reshit Rusi”. Sa i takon ndeshjes së parë, asaj të 17 vjeçarëve, dominimi i futbollistëve shkodranë ka qenë i gjithëanshëm ndaj kundërshtarit. Brenda 17 minutash ata kanë arritur të shënojnë dy gola, fillimisht me anë të Lezhës dhe më pas me Qardakun, duke e vënë takimin në zotërim të plotë. Në pjesën e dytë ka ardhur edhe goli i tretë dhe i fundit i ndeshjes, shënuar mjaft bukur nga mbrojtësi Sekja. Përfundimisht 3-0 dhe Vllaznia U-17 udhëheq renditjen me pikë të plota- 9 pas javës së tretë të kampionatit, bashkë me Shkëndinë e Tiranës dhe këto dy ekipe duket se do të jenë pretendentet kryesore për titullin kampion këtë sezon. Një fakt shumë interesant për ekipin kuqeblu: në tre ndeshje ka shënuar 9 gola dhe mbrojtja me në krye kapitenin Isufi dhe portierin Qarri, ende nuk ka pësuar asnjë gol.
U 17
Vllaznia – Laçi 3-0
Vllaznia: Qarri, Gjelaj (Lekaj 41′), Paja (Liçaj 49′), Isufi(Matija 62′), Sekja, Repaj, Hoxha, Qardaku, Mehja ( Lisaj 41′), Boriçi (Kulla 41′), Lezha. Tr. H. Lika
Laçi: Çuni, Gjokeja, Gjinaj, Haxhiu, Likaj, Muça (R.Hoxha 51′), F.Tuga (G.Hoxha 59′), Marinaj, Rasmi, Stafa (Albrahimi 62′), I. Tuga. Tr. B.Çuni
Gjyqtarë: N.Soka, A.Vila, K.Kullolli (Durrës)
Shënues: Lezha 10′, Qardaku 17′, Sekja 71′.
Sakaq ndeshja e 19 vjeçarëve ka patur më shumë rivalitet. Vllaznia vërtetë ka fituar por me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të shënuar nga mesfushori Brahimi në fundin e pjesës së parë. Pas javës së tretë të kampionatit, ekipi është në kuotën e 7 pikëve, me dy fitore dhe një barazim të arritur.
U 19
Vllaznia – Laçi 1-0.
Vllaznia: Bajri, Tahiraga, Miloti, Çela(Rajçeviç 46′), Rahova, Hysenaj, Brahimi, Marinaj (Ligataj 90′), Tula (Palushani 75′), Kruja (Smajli 78′), Pusi. Tr. A.Kaçi.
Laçi: Vata (Haxhiu 71′), Përkeqi (Lleshi 79′), Hyseni, Popaj, Dani, Përgjoka, Vuksani, Kalthi, Stojani, Tuga ( Koliçi 82′), Balloshi. Tr. E. Syziu.
Gjyqtarë: F. Lata, A. Vila, K.Kullolli.
Shënues: Brahimi 45′
Kartona të Verdhë: Kruja, Rajçeviç/ Kalthi, Vuksani”, shkruhej në uebsajtin zyrtar të Vllaznisë.