Arsen Wenger kërkon me çdo kusht mbrojtësin shqiptar që mbron ngjyrat e Gjermanisë në rang përfaqësuesesh. Zyrtarizimi i mbrojtësit te “topçinjtë” duket se do të bëhet shumë shpejtë sipas njoftimeve të mediave britanike.
Mësohet se Arsenal ka vënë në dispozicion 30 milionë euro për të pasur shërbimet e tij për të ardhmen. Në fakt ka një klauzolë prej 50 milionë euro nga Valencia, por problemet me “Fair Play Financiar” mendohet se mund ta shtyjnë klubin spanjoll të pranojë ofertën e londinezëve.
Mediat londineze bëjnë me dije se sot Mustafi do të udhëtojë drejt Londrës për të kryer vizitat dhe për të hedhur firmën në kontratë me klubin anglez. Veç Arsenal, për Mustafin pak ditë më parë është interesuar Milan në Itali dhe Chelsea po në Angli. Në rast se firmos, Wenger do të ketë dy shqiptarë në skuadër, Mustafin dhe Granit Xhakën.