Dëmtimi i Besar Musollit ka bërë që në kampin verilindor të ketë ndryshime në takimin e sotmë që nënkampionët do të luajën ndaj Kamzës në orën 18:45. Vendin e Musollit pritet ta zerë Donjet Shkodra.
Edhe pse ky i fundit nuk ka qenë i preferuari i Armando Cungut, duket se trajneri ëshët zënë ngushtë dhe ka preferuar të besojë së fundmi te 29-vjeçari dhe “sfida” e Shkodrës do të nisë nga sot. Ky i fundit pritet të rreshtohet në mesfushë së bashku me Limajn përpara mbrojtjes ndërsa më të avancuar pritet të jenë Ethemi së bashku me Melon.
Tashmë që Shkodra ka hapsirë pritet të tregojë vlerat e tij në fushën e blertë pas shumë vështirëve që pati me kontratën apo kalimin në ekipin B, çështje që mbajtën pezull mesfushorin për shumë kohë, por që së fundmi duket se është zgjidhur.