Ka përfunduar me humbje në minutat shtesë ndeshja e kthimit midis Shkëndijes dhe Salzburgut.
Kampionët e Maqedonisë e patën të pamundur të përmbysnin rezultatin e takimit të parë, por nuk arritën ta mbyllnin ndeshjen me rrjetën e paprekur pasi sulmuesi japonez i Salzburgut Takumi Minamino përfitoi nga një gabim të mbrojtjes tetovare duke dërguar saktë topin në rrjetë në minutën e 92-të.
Austriakët e mbyllin me fitore edhe aktin e dytë të raundit të tretë të Champions League.
Në këtë mënyrë merr fund ëndrra e pjesëmarrjes në fazën e grupeve të Champions League për kuqezinjtë, por jo aventura europiane.