Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka programuar planin për përgatitjen në prag të pjesëmarrjes në fazën fazën paraeliminatore të Ligës së Kampioneve.
Kampionët e Maqedonisë nisin sot procesin e testimeve mjekësore të ccdo lojtari për të verifikuar gjendjen e plotë fizike të ekipit. Ndëra të mërkurën skuadra shqiptare do të kryejë cdo ditë nga dy seanca stërvitore nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani.
Përsa i përket kryerjes së fazë së plotë përgatitore, Shkëndija do ta zhvillojë në Slloveni nga data 20 qershor deri në 2 korrik në qytetin e Rogaska Slatinas. Për të testuar nivelin e lojës, kuqezinjtë do të luajnë deri në tre takime miqësore.
Skuadra arriti suksesin më të madh në historinë e saj duke siguruar “dopietën e trofeve”; kampionat dhe kupë.