Shkëndija e Tetovës ishte skuadra e dytë shqiptare që tentoi të futej në grupet e Europa League, por që u mund me rezultatin e thellë 4-0 nga KAA Gent në “Arena Filipi 2”, duke shuar gjithçka. Ëndrra e kualifikimit nuk rezistoi më shumë se 90 minuta.
Sfida në Belgjikë u mbyll me rezultatin 2-1, çfarë i bëri tetovarët të shpresonin, por mbrëmjen e sotme u shpërfytyruan. Në pjesën e dytë ndodh gjithçka, ku belgët “shpartallojnë” kuqezinjtë dhe kalifikohen në fazën në grupe.