Ekipi i Shkëndijes ka arritur të kualifikohet për në fazën tjetër të eleminatoreve të Champions League falë rezultatit të përgjithshëm 5-4 përballë ekipit nga Uellsi, Nju Saints.
Tetovarët kanë rrezikuar të shkatërrojnë plotësisht fitoren e thellë në ndeshjen e parë në Shkup, pasi u gjendën në disavantazhin e tre golave në pjesën e parë mbëmjen e sotme. Vendasit kanë arritur që të shënojnë edhe një gol në fundin e takimit por pa arritur të barazojnë rezultatin e ndeshjes së parë. Në këtë mënyrë kampionët e Maqedonisë vijojnë kështu rrugëtimin e tyre drejt fazës së grupeve pavarësisht humbjes 4-0.