Shkëndija e Tetovës ka humbur edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në Play-Off të Europa League.
Në takimin e luajtur në Maqedoni, skuadra shqiptare është mposhtur 1-0.
Golin për skuadrën e Milanit e shënoi Cutrone në minutën e 13-të.
Pas humbjes 6-0 në ‘San Siro’, Shkëndija nuk ka mundur të shmangë dot një tjetër disfatë, ndonëse ecuria e ekipit kuqezi në Europë edhe në këtë sezon është për t’u përshëndetur.
Për Shkëndijën u aktivizua si titullar edhe Olsi Teqja, i cili qëndroi në fushë deri në fund të takimit.