Shkëndija e Tetovës u mund në fazën “play-off” të Europa League nga KAA Gent tre ditë më parë, duke u eliminuar përfundimisht nga ky kompeticion, ndërsa në kampionat bën plotësisht të kundërtën.
Në sfidën kundër Pobeda Prilep, kuqezinjtë e Tetovës kanë arritur që të fitojnë me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Për skuadrën shqiptare të kampionatit të Maqedonisë shënuan Hasani, Alimi dhe Imeri, ndërsa për skuadrën kundërshtare ngushtoi diferencën në fund Sharkoski.
Pas kësaj fitoreje, Shkëndija renditet në vendin e pestë në tabelë me 6 pikë, ndërsa ka një ndeshje më pak, atë kundër Shkupit, të cilën do ta luajë pas ndeshjeve të përfaqësueseve për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.