Skuadra e Shkëndijës sezonin që sapo u mbyll ka zhvilluar njësezon shumë të mirë, duke fituar kështu kampionatin dhe Kupën e Maqedonisë. Megjithatë kjo nuk përfundon këtu, sepse skuadra nga Tetova kërkon të shkrujë historinë edhe në Europë.
Ditën e sotme në orën 18:00 Shëkdija do të luajë ndeshjen e radhës miqësore me skuadrën e Vorskla Poltava, në Slloveni.
Në datën 10 korrik, kuqezinjtë do të nisin udhëtimin në Champions League, ku ndeshjen e parë të eleminatoreve do ta luajnë në shtëpi kundër skuadrës së The New Saints.